Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti shprehet i shqetësuar për rritjen e shifrave të të infektuarve me këtë virus, duke fajësuar partitë politike për tubimet e mbajtura gjatë fushatës zgjedhore.
Ai thotë se është e pritshme që numrat e të infektuarve me COVID-19 do të rriten në Kosovë, meqë partitë politike, sipas tij, nuk kanë qenë të kujdesshme gjatë fushatës.
“Duke marrë parasysh moskujdesin e partive gjatë fushatës, dhe gjendjen në regjion e Evropë, lehtë e pritshme që numrat e të infektuarve me COVID-19 do të rriten në Kosovë. Vetëm sot kishte mbi 300 raste dhe 10 viktima. Ju lutemi për kujdes. Mos ta kthejmë këtë moskujdes në tragjedi më të madhe”, ka shkruar ai. /Insajderi.com