Ahmeti: Në javët në vijim komuna e Prishtinës do të bëjë disa hulumtime me teste serologjike

Ahmeti: Në javët në vijim komuna e Prishtinës do të bëjë disa hulumtime me teste serologjike

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se komuna të cilën ai e drejton ka më shumë të testuar se komunat e tjera dhe se numri i të infektuarve duhet të jetë edhe më i lartë.

Ahmeti tutje ka treguar statistikat e Prishtinës, ku tha se javët në vazhdim, komuna do t’i bëjë disa hulumtime me teste serologjike.

“Në javët në vijim si komunë do t’i bëjmë disa hulumtime me teste serologjike. 1. Me mostër prej 1000 testeve për të gjetur prevalencën (përqindjen e atyre që kanë pasur virusin), 2. Testimin e rasteve pozitive për të parë se a kanë ndërtuar imunitet, 3. Testimin e punëtorëve të komunës për ta kuptuar situatën nëpër institucione”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai tutje shtoi se beson që këto hulumtime dhe testimet e tjera do ta ndihmojnë IKSHPK-në dhe komunat e tjera për ta kuptuar më mirë situatën me COVID-19 në Kosovë. /Insajderi.com/