Ahmeti: Nëse ka zgjedhje, ky është lajm i mirë

Zgjedhjet mund të jenë opsioni real për të tejkaluar ngërçin politik. Dikur ato shmangeshin me justifikimin se është kohë pandemie. Sot edhe për kundër faktit se vazhdon gjendja e njëjtë, vetëm se më e rënduar, dëshira dhe vullneti për zgjedhje nuk është zbehur, por ka ndodhur e kundërta. Njëra nga figurat e cila më së shumti është shqetësuar për pandeminë dhe në të njëjtën kohë ka bër thirrje që të reduktohen aktivitetet, sot shqetësim më të madh e ka mos mbajtjen e zgjedhjeve. Ato duhet të mbahen edhe në kohë pandemie, është qëndrimi i ri i Shpend Ahmetit.

Ahmeti: Nëse ka zgjedhje, ky është lajm i mirë

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur rreth spekulimeve të fundit se Gjykata Kushtetuese mund ta shpall të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, dhe me këtë rast vendi mund të shkojë në zgjedhje, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook, është shprehur se “nëse është i vërtetë lajmi për zgjedhje, atëherë ky është lajm i mirë, meqë edhe qytetarët janë lodhur nga kjo gjendje”.

Ahmeti më pas mbajtjen e zgjedhjeve e ka parë si të arsyeshme edhe pse vendi ndodhet në një kohë pandemie.

Tutje ai ka potencuar faktin, se “pavarësisht cilësimeve se e mirë apo e keqe është kjo qeveri, kuvendi është bërë jo funksional, ku fuqi për të ecur para nuk kanë as qeveria e as opozita, si rrjedhojë zgjedhjet janë zgjidhja në këtë situatë”.

Por në fund, para se vendi të shkojë në zgjedhje eventuale, Ahmeti ka një shqetësim, e që është kalimi fillimisht i projekt buxhetit për vitin 2021, meqë e kundërta vendin e zhytë në një krizë të thellë./Insajderi.com