Ahmeti njofton për procedurat që duhet t’i kryejnë bizneset përfituese të granteve

Ahmeti njofton për procedurat që duhet t’i kryejnë bizneset përfituese të granteve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar bizneset që janë përfituese të granteve nga komuna, që duhet t’i kryejnë disa procedura.

Siç ka bërë të ditur Ahmeti përmes një postimi në Facebook, këto biznese e kanë obligative t’i dorëzojnë të fotokopjuara qartë dhe të plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar:

– Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët

– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit

– Çertifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr.81 dhe është 9 shifror)

“Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për #covid19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në linkun më poshtë në të kundërtën nuk mund t’a bëjmë pranimin e dokumenteve”, ka shkruar ndër të tjera ai./Insajderi.com