fbpx

Ahmeti: Nuk jam arrestuar, s’kam pas për çka

Ahmeti: Nuk jam arrestuar, s’kam pas për çka

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar se ai nuk është arrestuar në Milano por vetëm është vonuar më gjatë në aeroport për sic ka thënë ai për shkak të dikujt me emërin e ngjajshëm.

“Por, për lojë jam vonuar, me një verifikim më të gjatë në aeroport për shkak të dikujt me emër të ngjashëm në Spanjë. Edhe pse lehtë me verifikua me google kush është kryetar i Prishtinës e kush ai në Spanjë, autoritetet e Shengenit dhe më tutje na maltretojnë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai më tutje ka shprehur dëshirën e tij për ta shikuar ndeshjen mes Milanos dhe Shkëndijës pavarësisht humbjes 6 me 0.

“Dikush më tha më mirë që je vonu për lojë por pa marr parasysh rezultatit pata dëshirë me i pa në lojë me Milanin. Edhe në fitore edhe në humbje tifoz mbetem”, ka shkruar Ahmeti./Insajderi.com