Ahmeti paralajmëron sanimin e kësaj rruge në kryeqytet

Ahmeti paralajmëron sanimin e kësaj rruge në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se nga e shtuna, Komuna do ta sanojë rrugën “Fehmi Lladrovci” në kryeqytet.

Ahmeti, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se gjatë kohës sa do të bëhet sanimi i kësaj rruge, kalimi i mjeteve do të bëhet në vetëm njërën korsi të rrugës.

“Të shtunën fillon sanimi i Rruges Fehmi Lladrovci prej rrethit të flamurit e deri te rrethi i Spitalit. Do të mbyllet rruga njëherë ne njërin drejtim e pastaj edhe në drejtimin tjetër kur të përfundon asfaltimi i njërës anë. Ju falenderojmë për mirëkuptim”, ka thënë ai. /Insajderi.com