Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se nuk ka nevojë për panikë pas reshjeve të shiut, pasi tregoi se gjendja është nën kontroll.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar mbulimin e rrugëve të kryeqytetit nga uji, kësisoj janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Gjashtë Kompani të mirëmbajtjes kanë dalë në terren dhe janë duke punuar në sajimin e dëmeve eventuale si dhe në mbështetje të qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
“Sipas informatave që kemi nga terreni, në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë. Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje”, tregoi kryetari i Prishtinës.
Pos rrugëve, edhe sheshi “Zahir Pajaziti” është mbuluar nga uji.
Për këtë, Shpend Ahmeti njoftoi se përformanca e Ylli Megi në “Akull n’Verë” është anuluar për një natë tjetër. /Insajderi.com