Ahmeti: Pas vendimit të Haradinajt, demarkacioni dhe asociacioni nuk duhet të kalojnë

Ahmeti: Pas vendimit të Haradinajt, demarkacioni dhe asociacioni nuk duhet të kalojnë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur qëndrimin e tij se pas shtyrjes së vendimit për Ramush Haradinajn, demarkacioni dhe asociacioni nuk duhet të kalojnë.

“Pas vendimit për edhe një shtyrje për Haradinajn, jam edhe më shumë i bindur që demarkacioni dhe asociacioni nuk bën të kalojnë” shkruan Shpendi në Facebook.

Shtyrjen e vendimit të Haradinajt, e ka ndërlidhur për arsyeje të demarkacionit dhe asociacionit edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj./Insajderi.com