Ahmeti për Darkën e Lamës: Me karriga të sanës e sofra, në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë

Ahmeti për Darkën e Lamës: Me karriga të sanës e sofra, në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar për mosrespektim të masave pjesëmarrësit në  Darkën e Lamës, të organizuar nga presidentja, Vjosa Osmani, përcjell Insajderi.com.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti në Darkën e Lamës.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti  tha se edhe pse nuk është e lejuar me masa të pandemisë, aty ishin grumbulluar rreth 100 mysafirë.

“Me karriga të sanës (kashtes) e sofra, në Emerald, në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë, në kohen e ngritjes së çmimeve, pak soladirizim me qytetarët me bukë e kripë e…

P.S. Lama – vend i rrafshët në fshatrat malor – Emeraldi. Darka e Lamës – falenderim për të mirat bujqësore gjatë vitit dhe solidarizim dhe reciprocitet i fshatarëve për njani tjetrin, sikurse ishte edhe pamja mbrëmë”, shkroi ai në Facebook.

Po ashtu, për mosrespektim të masave në këtë organizim ka reaguar edhe Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ku kryetari i kësaj Shoqate ka reaguar duke thënë se “Çka bon i forti i ligi çuditet”./Insajderi.com