Ahmeti për masat e rimëkëmbjes ekonomike: Qeveria nuk e ka mirë, por Bislimi e ka edhe më keq

Ahmeti për masat e rimëkëmbjes ekonomike: Qeveria nuk e ka mirë, por Bislimi e ka edhe më keq

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar diskutimin e nënkryetarit te Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, i cili e ka quajtur gabim projektligjin e qeverisë për tërheqjen e trusit në vlerë deri në 10%, njofton Insajderi.

Bislimi si zëvendësim për këtë masë ka propozuar që qeveria t’u mundësojë qytetarëve të marrin kredi, ku interesin në banka e paguan shteti, e për këtë propozim, Ahmeti ka thënë se është shumë më i keq si ai i Qeverisë Hoti me 10% të trustit.

Në profilin e tij në Facebook, i pari i Prishtinës, ka thënë se “jemi duke folur për njerëz që i kanë humbur vendet e punës, dhe më mirë sesa t’i fusim në borxhe të reja, do të ishte më e udhës të kreditohej shteti për të subvencionuar qytetarët apo me forma tjera të transferit dhe duke subvencionuar apo kontraktuar bizneset për punë të ndryshme”.

Tutje ai e ka kritikuar edhe qasjen ideologjike të Besnik Bislimit, ku sipas Ahmetit me këtë qasje mbrohet intersi i bankave.

“Edhe më problematike për të majtën – Me çdo kusht, si me masat në prill, si në Maj si tani – kjo politikë e ruan profitin e bankës. Për shtatë muajt e parë të 2020 – profiti i bankave në Kosovë 45 milion euro.  Nuk jam kundër profitit të bankave por kur kemi shtyrë pagesën e kësteve të kredisë kemi pas mundësinë të ndalim edhe pagesën e interesit për atë periudhë. Kur e ndajmë profitin, ta ndajmë edhe humbjen”./Insajderi.com