Shpendi i çuditur

Ahmeti, për tubimin e Vetëvendosjes: Sot janë rrezikuar qindra njerëz

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar Vetëvendosjen për ditën e themelimit të kësaj organizate. Ai gjithashtu e ka kritikuar edhe për tubimin masiv në kohë pandemie.

Ahmeti, për tubimin e Vetëvendosjes: Sot janë rrezikuar qindra njerëz

Kryetari i Prishtinës ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se me tubimin e Vetëvendosjes janë rrezikuar qindra njerëz, njofton Insajderi.

Shpend Ahmeti ka uruar Lëvizjen për 15 vjetorin, por prapë ka thënë se nuk e ka të qartë përse u desh të rrezikohen njerëzit.

“Në qoftë se kemi pas 2-3 të infektuar në tubimin sot, atëherë është pamundësuar gjurmimi epidemiologjik. Të gjithë të pranishmit duhet të testohen dhe gjitha familjet dhe kontaktet e tyre. Këtë e kemi dëgjuar vazhdimisht nga IKSHP e nga qeveritë, e posaçërisht nga ajo e VV. Por edhe më keq, sot janë rrezikuar qindra njerëz. Nuk e kuptoj se pse ka pas nevojë të rrezikohemi kështu”, ka shkruar, pos tjerash Ahmeti./Insajderi.com