Ahmeti përgjigjet për ankesat e FFK-së për biletat VIP

Ahmeti përgjigjet për ankesat e FFK-së për biletat VIP

Edhe kryetari i Prishtinës dhe PSD-së, Shpend Ahmeti, ishte mbrëmë në tribunën Super VIP të stadiumit “Fadil Vokrri”, të cilën e mbipopulluan politikanë e krerë të tjerë të lartë institucionalë.

Megjithëse numri i madh i personave ‘VIP’ për ta parë ndeshjen Kosovë – Bullgari u kritikua nga sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, Ahmeti thotë se për këtë ka marrë ftesë pikërisht nga FFK-ja.

“Federata dërgon disa ftesa për mysafirë dhe për çdo lojë të Kosovës unë marr ftesë”. ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Për mundësinë që të gjithë biletat VIP në të ardhmen të bëhen me pagesë, siç deklaroi Salihu, kryetari i Prishtinës tha se kjo i takon Federatës.

“Ato i takojnë FFK-së për ta organizuar sipas rregullave të UEFA-s. Nuk kam informata se sa VIP i kanë por çdo gjë që mendojnë Federata , ata e dinë më së miri. Për ne nuk ka ndonjë problem”, ka thënë Ahmeti.

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka konfirmuar për Insajderin se Ahmeti ka shkuar në stadium me ftesë të Federatës.

Ankesa Salihu thotë se ka për tribunën VIP, dhe për disa përfaqësuses të institucioneve që hyjnë pa pagesë në tribunën VIP. Ai ka kritikuar edhe sjelljen e tyre në stadium.

Më herët, Salihu ka thënë se “Ka shumë shpenzime për VIP, shumë instuticione lajmërohen për bileta dhe ne nuk mundemi të vazhdojmë kështu. Po mendojmë ta gjejmë një zgjidhje”.

Për ankesat e sekretarit të FFK-së ka reaguar edhe kabineti i kryeparlamentarit, Kadri Veseli.