Ahmeti: premton ndihmë me ilaçe për të prekurit nga Covid-19

Ahmeti: premton ndihmë me ilaçe për të prekurit nga Covid-19

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka premtuar se komuna do të ndihmojë të prekurit me COVID-19, njofton Insajderi.

Ai të martën vizitoi Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshir, ku po marrin trajtim të gjithë të prekurit e Komunës së Prishtinës që nuk kanë nevojë për hospitalizim.

Sipas Ahmetit, nga biseda me pacientët ka marrë tri ankesa kryesore: Pritjen e gjatë për të marrë shërbime, pastaj për çmimet e larta në laboratorët privatë për të kryer testet dhe për çmimet e larta të terapisë.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ankesa e parë i përket komunës dhe se do të rregullohet me angazhim të stafit shtesë, por dy të tjerat i përkasin nivelit qendror. Megjithatë ka premtuar ndihmë edhe në këto çështje, për të zbutur koston e pacientëve të prekur me COVID-19./Insajderi.com