Ahmeti pyet qytetarët se a duhet të dekorohet sheshi këtë vit

Ahmeti pyet qytetarët se a duhet të dekorohet sheshi këtë vit

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka kërkuar mendimin e qytetarëve për rregullimin e shesheve kryesore të Prishtinës, njofton Insajderi.

Ahmeti ka krijuar një sondazh në rrjetin social Twiter, ku ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të kryeqytetit, të cilët duhet të votojnë.

“A duhet ta dekorojmë sheshin dhe rrugët sivjet për festa?”, ka shkruar Ahmeti.

Për t’u përgjigjur rreth kësaj çështje qytetarët, Ahmeti ka ofruar tri opsione:

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di./Insajderi.com