Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, thotë se Qeveria e ka neglizhuar situatën e krijuar në vend sa i përket helmimit të banorëve në Deçan dhe nuk po e merr seriozisht këtë situatë, transmeton Insajderi.
Ahmeti tha se të gjitha komunat kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar të tejkalohet kjo vështirësi e krijuar në Deçan.
“Raportet na flasin ndryshe. Ju e patë nga IKShPK-ja analizat që dolën. Ajo që mund të them është që të gjitha komunat kanë shprehur gatishmërinë për një mundësi të mobilizimit të përbashkët që dyqani ta tejkalojë këtë vështirësi”, ka thënë ai.
“Përderisa nuk ka një qëndrim zyrtar lidhur me këtë situatë nuk mund ta flasë se çka po ndodh. Qeveria e ka neglizhuar situatën në vend se ta marrë seriozisht”, shtoi Ahmeti.
Mbi një mijë e 500 qytetarë të rajonit të Deçanit, kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas dyshimeve për helmim nga uji. /Insajderi.com