Ahmeti qytetarëve të Prishtinës: Vikend i bukur, por në karantinë edhe pak

Ahmeti qytetarëve të Prishtinës: Vikend i bukur, por në karantinë edhe pak

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se javën që po vjen do to organizojnë disa aktivitetë për t’i ndihmuar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

Përmes, një postimi në profiling e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se pavarësisht që vikendi është i bukur, qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të karantinuar, përcjell Insajderi.

Postimi i tij i plotë:

gooooood moooorning Prishtinë e Kosovë!

Vikend i bukur, por në karantinë edhe pak.

Këtë javë që po vjen, do ti bëjmë disa aktivitete të bukura për të ju ndihmuar me qëndru në shpi. Gara të ndryshme e shpërblime.

Për Gamers, shumë shpejtë tournamenti online i Prishtinës në FIFA dhe NBA. Fituesi me PS4 të re. Do ti transmetojmë lojët më interesante. Jam tu ushtru me fitu.

#rriNshpi/Insajderi.com