Ahmeti reagon pas masave të reja të propozuara nga Qeveria: Çfarë kuptimi ka mbyllja e kufijve, kur në Ballkan fshihen shifrat e të infektuarve

Ahmeti reagon pas masave të reja të propozuara nga Qeveria: Çfarë kuptimi ka mbyllja e kufijve, kur në Ballkan fshihen shifrat e të infektuarve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar rreth situatës së krijuar tashmë nga pandemia, ku u rrit edhe numri i rasteve të reja të infektimit me Covid-19.

Sipas tij, Ballkani gjendet në kulmin e pandemisë dhe është shprehur kritik ndaj vendimeve të disa shteteve për mbyllje të kufijve.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se ka shtete në Ballkan të cilat edhe po i fshehin shifrat e personave të infektuar për shkak të turizmit.

“Shtetet e Ballkanit janë ne kulmin e epidemisë.  Disa mund të fshehin numra për shkak të turizmit. Por përafërsisht të gjithë në shporten e njejtë.  Çfarë kuptimi kanë mbyllja e kufijve apo ndalesat më të mëdhaja se brenda shtetit ende nuk e kuptoj!”, ka shkruar ai.

Sa i përket rritjes së rasteve të personave të infektuar me COVID, Kosova dje ka shënuar një rekord të ri. Si pasojë  e kësaj, edhe Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar një varg masash, ndër to pritet që të karantinohen edhe personat të cilët kthehen nga Shqipëria në Kosovë. /Insajderi.com/