Ahmeti: Shpenzimet për Covid-19 janë të papërballueshme për një pjesë të qytetarëve

Ahmeti: Shpenzimet për Covid-19 janë të papërballueshme për një pjesë të qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se shpenzimet e pacientëve me COVID-19 arrijnë deri në 400 euro, njofton Insajderi.

Ahmeti ka pohuar se këto shpenzime janë të papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve

Ai në profilin e tij në Facebook, ka thënë se “këto shpenzime shkojnë prej një minimumi prej 50 e deri në 400 euro. Tash mund të ankohemi pse Kosova qe 20 vite nuk e ka -ose në vitet e fundit – nuk e zbaton ligjin për sigurime shëndetësore, ose që qeveria kuvendi të aprovojnë një ndihmë të barabartë për çdo pacient në emër të shpenzimeve shëndetësore”.

Më tej, ai ka thënë se si Komunë e Prishtinës, janë të gatshëm të bashkëfinancojnë një ndihmë për qytetarët në qoftë se niveli qendror ndihmon.

“P.S. Këtu nuk po flasim për bukë, asistencë sociale apo ndihmë për papunësi. Po flasim për teste, rentgene e barna që nuk ofrohen pa pagesë në sistemin publik. Si Prishtinë, jemi të gatshëm të bashkëfinancojmë një ndihmë të tillë për qytetarët e Prishtinës në qoftë se niveli qendror ndihmon”, është shprehur në fund Ahmeti./Insajderi.com