Ahmeti: Situata me coronavirus mbetet edhe më tej e rënduar, të vazhdojmë me kujdes të shtuar

Ahmeti: Situata me coronavirus mbetet edhe më tej e rënduar, të vazhdojmë me kujdes të shtuar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë lutje te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e pandemisë Covid-19.

Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, i pari i kryeqytetit thotë se situata me coronavirus në vendin të cilin e drejton ai, mbetet edhe më tej e rënduar.

“Situata me #covid19 mbetet edhe më tej e rënduar, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!”, ka shkruar Ahmeti.

Në vazhdim, Ahmeti ka rikujtuar tri masat të cilat duhet ndërmarrë për të evituar rrezikun e infektimit nga kjo sëmundje.

“Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”, ka shkruar ai. /Insajderi.com/

Mirëmengjesi Prishtinë!

Ju urojmë një javë të mbarë e të bukur. Situata me #covid19 mbetet edhe më tej e rënduar,…

Posted by Shpend Ahmeti on Monday, July 20, 2020