Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se secili qytetar i Republikës duhet ta kërkojë drejtësinë për Astrit Deharin, sepse kjo do të thotë drejtësi për gjithë.
“1 vit pa drejtësi! 1 vit pa Astritin! Secili qytetar i Republikës duhet ta kërkojë drejtësinë për Astritin sepse kjo do te thotë drejtësi për gjithë ne”, ka shkruar Ahmeti në facebook.
Ndryshe VV organizon protestë në Prishtinë, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së Astrit Deharit.
Para këtij proteste, zyrtarë të Vetëvendosjes dhe të tjerët po bëjnë homazhe pranë varrit të tij.