Ahmeti tërhiqet nga kryeministri shqiptar, Zaev kryeministër i Maqedonisë Veriore

Ahmeti tërhiqet nga kryeministri shqiptar, Zaev kryeministër i Maqedonisë Veriore

Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, do të jetë kryeministër i ardhshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ai do të duhet që të marrë besimin e më shumë se 61 deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, njofton Insajderi.

Marrëveshja është arritur sot pasdite pas takimit në mes Zaevit dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Zaev tha se çdo qytetarë i këtij vendi, pa dallim përkatësisë etnike, mund të kryejë çdo detyrë në shtet duke përfshirë edhe postin e kryeministrit.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se është një ditë historike për arritjen e marrëveshjes.

”Ky moment ndodh në një situatë kur shteti përballet me pandeminë Covid 19. Vendit i nevojitet që të konstituohen sa më shpejt institucionet për të tejkaluar këtë situatë. Mendoj se kjo marrëveshje do të pranohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Me këtë i bëjmë një shërbim të mirë shtetit dhe qytetarëve. Jam i bindur se ky partneritet për katër vitet e ardhshme do të jetë ndër më të suksesshmit”, tha Ahmeti. /Insajderi.com