Ahmeti thotë se Prishtina ka arritur kapacitetin e testimeve në rreth 120 në ditë

Ahmeti thotë se Prishtina ka arritur kapacitetin e testimeve në rreth 120 në ditë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se komuna të cilën ai e drejton, ka arritur kapacitetin e testimeve në rreth 120 veta në ditë.

Siç njofton ai, gjysma e testimeve është për pacientët me simptoma, ndërsa gjysma tjetër për punëtorët shëndetësorë dhe punëtorët e komunës që kanë punë me palë dhe janë staf esencial.

“Po ashtu jemi në përgatitje të protokolleve për dy hulumtime, një të imunitetit të personave të prekur nga Covid e tjetra e prevalencës. Për to duhet të kemi aprovimin e Komitetit Etik të Odës së Mjekëve. Jemi në koordinim edhe me studiues ndërkombëtar”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook.

Ai tutje ka theksuar se testi PCR edhe më tutje mbetet testi më i sigurt i dëshmisë që e keni virusin e ai bëhet në IKSHKP.

Ahmeti ka shkruar edhe për disa statistika interesante të cilat janë nxjerrë nga këto testime ditëve të fundit.

“Psh dje nga 60 pacientë me simptome, 21 kanë rezultuar me anti trupa, pra ose që janë në javën e dytë të infeksionet ose që e kanë kaluar. Nga 43 punëtorë të mjekësisë familjare në Prishtinë, vetëm 2 kanë rezultuar me antitrupa. (P simptome dhe nuk e kanë ditur që e kanë pas). Nga 28 punëtorë të një drejtorie, vetëm 1 ka rezultuar me antitrupa”, ka thënë ai. /Insajderi.com/

Këto ditë kemi arrit kapacitetin e testimeve në rreth 120 në ditë, ku gjysma është testim i pacientëve me simptome…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Saturday, July 25, 2020