Ahmeti: U vonuam për vaksinat, 325 mijë vijnë në qershor

Ahmeti: U vonuam për vaksinat, 325 mijë vijnë në qershor

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se deri më tani Kosova do të blejë 325 mijë vaksina anti-COVID’19, të cilat pritet të vijnë në muajin qershor, njofton Insajderi.

Ai ka ngritur si shqetësim këtë çështje për të cilën thotë se ky proces ka nisur vonë, edhe pse është bërë thirrje që të fillohet më herët.

Dozat e vaksinave të cilat pritet të vijnë në fund të pjesës së parë të vitit të ardhshëm, do të jenë në dispozicion vetëm për rreth 160 mijë njerëz.

Sipas Ahmetit, tashmë ka mbetur vetëm për t’u parë mundësitë e tjera, për të cilat ai pyet se cilat janë.

“Deri më tani Kosova zyrtarisht është në rend me i ble 325 mijë vaksina të cilat vijnë në qershor. 325 mijë doza ose për rreth 160 mijë njerëz. Për këtë arsye kemi bërë thirrje që procesi të filloj para tre muajsh. Tani duhet të shikojmë opcione tjera. Cilat janë ato?”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Insajderi.com