Ahmeti uron Kurtin, por është skeptik për suksese në qeverisje

Ahmeti uron Kurtin, por është skeptik për suksese në qeverisje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur skeptik për premtimet e Qeverisë Kurti, njofton Insajderi.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk ka pasur nevojë që t’i rritë edhe më shumë pritjet.

“Urime Qeverisë së re të Republikës së Kosovës! Jo pse pajtohem me politikat por për shkak se vullneti i qytetarëve duhet të jetësohet. Se a janë emrat e ministrave të duhur, do të kemi mjaftueshëm kohë të vlerësojmë. Ne që jemi në institucione kemi adresë të qartë për funksionimin e shtetit, ndërsa qytetarët – edhe ata që e kanë votuar edhe ata që nuk e kanë votuar- do të kenë adresë për kërkesat e tyre dhe mund të kërkojnë përgjegjësi”.

Kurti ka thënë se nga ajo çka ka dëgjuar në prezantimin e Kurtit dhe duke ditur situatën financiare sot dhe potencialin nesër është skeptik për realizimin e tyre.

“Nuk ka nevojë me i rrit pritjet edhe më shumë. Kësaj radhe vetëm për mundësitë financiare edhe pse nuk pajtohem për disa nga politikat. Por, do ti gëzohesha shumë realizimit të disa prej tyre”, ka thënë ai./Insajderi.com