Ahmeti uron Vetëvendosjen

Ahmeti uron Vetëvendosjen

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren sipas projeksioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ahmeti, tha se VV ka legjitimitet të plotë në katër vitet e ardhshme.

“Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike”.

“Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja  që i ka në këto momente Republika e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Rezultatet preliminare nuk kanë dalë ende. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur konferencë për media. /Insajderi.com