Ahmeti vazhdon ironinë me masat e qeverisë

Ahmeti vazhdon ironinë me masat e qeverisë

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vazhduar të ironizojë me masat e ndërmarra nga qeveria e Kosovës për parandalimin e Covid-19, njofton Insajderi.

Ahmeti pas kritikave të shmëta, nda masave sipas zonave, të cilat sipas Ahmetit janë naive, kësaj radhe ka ironizuar duke i përdorur kriteret e qeverisë për ndarje zonash.

Ai në Facebook, ka shkruar “kush jeton në Lagjen Marigona është në zonën e gjelbër e mundet me dal, e kush jeton në Qendresa është në zonën e kuqe e ka orë policore”.

Këtij paragrafi, Ahmeti në fund i’a ka vënë cilësimin “absurde”./Insajderi.com