Shpend Ahmeti shpërfaqë mungesë guximi, frikësohej nga Kurti që ta vizitonte varrin e Rugovës

Shpend Ahmeti shpërfaqë mungesë guximi, frikësohej nga Kurti që ta vizitonte varrin e Rugovës

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka folur për periudhën sa ai ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ahmeti në T7 ka thënë se sa ishte në VV, nuk është lejuar ta vizitonte varrin e Presidentit, Ibrahim Rugova.

“Doja të shkoja në varrin e Ibrahim Rugovës pasi që më takonte si kryetar i Prishtinës”, tha Ahmeti.

“Por ata nuk më lejuan”

“Kur vinë ata në emision ju tregojnë çka më kanë thënë. Pyetni ata Albinin dhe të tjerët, çka më kanë thënë kur unë si kryetar i kryeqytetit do të shkoja në varrin e Ibrahim Rugovës”, ka thënë Ahmeti.