Ahtisaari: Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë

Ahtisaari: Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë

Ish i dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, ka thënë se dialogu i Kosovës me Serbinë duhet të vazhdojë.

Sipas tij vazhdimi i dialogut Kosovë- Serbi është e vetmja mënyrë që të krijohet stabiliteti në të dy vendet.

“Dialogu nuk duhet të shpërfillet. Mos humbisni kohë dhe vazhdojeni dialogun me Serbinë – vetëm kështu mund të krijohet stabilitet në vend”, ka thënë Ahtisaari.

Ahtisaari përmes një video mesazhi në seminarin e organizuar nga Ambasada e Finlandës për nder të 100 vjetorit të Finlandës, tha se marrëdhënie të mira Kosova duhet të krijoj edhe me shtetet e tjera fqinje.

“Të gjitha palët duhet të diskutojnë me njëra-tjetrën, zgjidhje të qëndrueshme mund të gjinden vetëm nëse diskutojmë bashkë. Marrëdhënie të mira duhet të keni edhe me shtetet tjera fqinje”, ka thënë Ahtisaari./Insajderi.com