“Ai ishte kundër të gjithëve” – DPS shpall fitoren e Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale

“Ai ishte kundër të gjithëve” – DPS shpall fitoren e Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale

Partia Demokratike Socialiste në Mal të Zi ka shpallur fitoren e Milo Gjukanoviçit në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën sot.

Milos Nikoliç, deputet nga kjo parti – pjesë e së cilës është edhe Gjukanoviq –  tha se bazuar në 80 përqind të votave të numëruara, Gjukanoviç ka mbi 54 përqind të votave të fituara, raporton Vijesti, përcjell Insajderi.

Ai tha se ishte një fitore e madhe dhe historike, “në në fushatë ku ai [Gjukanoviq] ishte kundër të gjithëve”.

Mbështetësit e DPS janë mbledhur për të festuar në ndërtesën e vjetër të qeverisë.