
Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka vazhduar me akuza të rënda ndaj ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Haradinaj edhe më herët e kishte quajtur |palace” ambasadorin amerikan, kurse akuza të rënda ka bërë edhe sot, transmeton Insajderi.
“Shyqyr që shkoj e mos u ktheftë kurrë. Ai është palaço, edhe do të mbet palaço”, ka deklaruar Haradinaj në RTV Dukagjini.
Tutje ai Specialen e ka quajtur “gjykatë raciste”, duke theksuar se lufta e UÇK-së është e pastër. /Insajderi.com