“Ai palaço shyqyr që shkoi e mos u ktheftë” – Akuzat e rënda të Nasim Haradinajt për Delawien

“Ai palaço shyqyr që shkoi e mos u ktheftë” – Akuzat e rënda të Nasim Haradinajt për Delawien

Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka vazhduar me akuza të rënda ndaj ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Haradinaj edhe më herët e kishte quajtur |palace” ambasadorin amerikan, kurse akuza të rënda ka bërë edhe sot, transmeton Insajderi.

“Shyqyr që shkoj e mos u ktheftë kurrë. Ai është palaço, edhe do të mbet palaço”, ka deklaruar Haradinaj në RTV Dukagjini.

Tutje ai Specialen e ka quajtur “gjykatë raciste”, duke theksuar se lufta e UÇK-së është e pastër. /Insajderi.com