Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë për ngushëllime tek familja Demaçi pas shuarjes së Bacës Adem.
“Është e pamundshme që gjenerata jonë t’i thotë fjalët më të duhura për veprën e Demaçit”, ka thënë Kurti për Klan Kosovën, pasi ngushëlloi familjen e Demaçit.
“Nuk vdiq një njeri po shkoi një epokë, shkoi një histori – ai do të mbetet gjithmonë në popullin tonë dhe kombin tonë. Unë kam kujtime të panumërta me bacën Adem, ai është njeriu i cili ka ndikuar aq shumë në të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare, paqësore e të armatosur, legale e ilegale”, deklaroi Kurti.
“Ai pati ndikim të jashtëzakonshëm edhe në mua si person edhe në Lëvizjen të cilës i përkas”, u shpreh lideri i Vetëvendosjes. /Insajderi.com