‘Ai spanjolli turist kurrë mos ardhtë’ – Ish-kryetari i Vlorës i del në mbrojtje Kokëdhimes

‘Ai spanjolli turist kurrë mos ardhtë’ – Ish-kryetari i Vlorës i del në mbrojtje Kokëdhimes

Ish-kryetari i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka reaguar për sulmin që Mihal Kokëdhimes, pronari i një lokali në Vlorë, i ka bërë turistëve spanjollë.

Sot Kokëdhima u la në burg për sulm ndaj turistëve ndërsa Gjika shkruan se Mihali kërkonte hakun e tij.

Sipas tij shoferi dhe shoqëruesi shqiptar janë aktorët dhe ideatorët e gjithë ngjarjes.

“Mihali që kërkon hakun e tij, edhe pse forma si e kërkon nuk është normale, e bëmë kriminel, monstër, hijenë, kanibal e nuk di c’tjetër damkë i vunë, ndërkohë që pronarë, të cilët me kobure në brez e trasta me hashash të presin e sajdisin me “kulturë” dhe ne i promovojmë, edhe pse buka e tyre është harram!”, ka shkruar Gjika.

Ai gjithashtu ka thënë se pasagjerët që ishin në veturë, të cilët i quan ‘gango’ cinikë dhe gjakftohtë, i neverit.

“Ai spanjoll turisti, kurrë mos ardhtë se do durojmë edhe për eurot e tij!”, përfundon Shpëtim Gjika.