Ish-nënkryetarja e Kuvendit dhe ish-zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka reaguar pas skandalit me njohjen nga Xhamajka, të cilën e njoftoi Presidenti Hashim Thaçi, e që doli se nuk është e vërtetë.
Përmes një postimi të saj në Facebook, Dërguti është argëtuar me ngjarjet e fundit. Ajo ka shkruar se pasi nuk na njeh Xhamajka, mund t’i themi se a mund të njoftohemi, kështu duke ia përmendim Bob Marley dhe këngëtarët me famë botërore.
“Ani de, nuk u bë nami që nuk po na njihka Xhamaika. Duhet me i thane Xhamaikës: a bën me u njoftu? Ne për shembull ju njohim prej Bob Marley. A keni dëgjuar për Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha? Eh, ato janë Kosova. Më shumë nuk keni nevojë me ditë se mosvet”, ka shkruar Dërguti./Insajderi.com