Ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aida Derguti, ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke përmendur të akuzuarit e Gjykatës Speciale që gjenden në Hagë.
Uroi të gjithë ata që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Heronj të mirë janë veç heronjtë e vdekur. Urime pavarësia gjithë atyre që kontribuan dhe ishin konsistent në qëndrime, posaçërisht atyre heronjve të gjallë që sot ndodhen në Hagë”, ka shkruar në Facebook.
Tash e disa muaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa gjenden në Hagë si të akuzuar për “krime lufte”, ndërsa Hysni Gucati e Nasim Haradinaj mbi akuza “për pengim të drejtësisë”. /Insajderi.com
Heronj të mirë janë veç heronjtë e vdekur. Urime pavarësia gjithë atyre që kontribuan dhe ishin konsistent në qëndrime, posaçërisht atyre heronjve të gjallë që sot ndodhen në Hagë!
Posted by Aida Dërguti on Wednesday, 17 February 2021