Ajri i ndotur në Kosovë: IKSHPK me apel për qytetarët

Ajri i ndotur në Kosovë: IKSHPK me apel për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur për sëmundjet që vinë nga ajri i ndotur, njofton Insajderi.

Disa prej sëmundjeve që vinë si pasojë e ajrit me cilësi jo të mirë janë numruar këto: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë, andaj kërkohet kujdes nga qytetarët që të dijnë se ku dhe në cilën kohë duhet të dalin.

IKSHPK rekomandon që të ndiqen rekomandimet nga ekspertët e shëndetin publik në mënyrë që të anashkalohen sëmundjet e përmendura më lartë.

“Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë. Prandaj është e domosdoshme të dijmë se ku dhe kur duhet të dalim. Rekomandimet e dhëna nga ekspertët e shëndetit publik ju ndihmojnë të merrni vendime të duhura dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj”.

IKSHPK gjithashtu ka shpërndarë dhe linkun, ku janë të dhënat për cilësin e ajrit në Kosovë dhe qytetet e Kosovës. /Insajderi.com