
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademik Isa Mustafa, në një postim në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ia ka huqur fjalës qytetarë duke shkruar “qutetarë”.
Mustafa, këtë gabim e ka bërë teksa ka shkruar lidhur më kandidatin e LDK-së për deputet, Haki Raçin.
“Të nderuar qutetarë
Çdo kandidat i LDk-së që identifikohen se ka probleme me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z.Raçi, për të cilin ka raportuar Koha.net. IM”, kishte shkruar Mustafa.