AKK: 955 zyrtarë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

AKK: 955 zyrtarë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion , Shaip Havolli, ka deklaruar së 955 zyrtarë publik do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë, shkruan Insajderi.

Në një konferencë për media ai tha se ky institucion ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

Ai ka shtuar se nga dita e hënë e javës së ardhshme fillon procedura e verifikimit për kontrollin e pasurisë.

“Bazuar në ligj pasi të bëhen publike deklaratat , fillon edhe procedura e shortit. Pjesë e deklarimit janë 4,766 zhytarë të lartë. Verifikimi këtyre që u hodh shorti fillon që nga dita e hënë. Dhe nga kjo ditë fillon procedura e verifikimit dhe pritet të përfundoj diku në dhjetorë” , tha Havolli.

Sipas kreut të AKK-së, nga 4,766 zyrtarëve publik, 955 prej tyre pas hedhjes së shortit do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

“Trendi i mos deklarimit të pasurisë nga viti ne vit është diku rreth 2 për qind”, shtoi ai.

Kurse për gabimet e përfolura në media ai ka përsëritur se ato nuk janë lëshuar nga Agjencia, por nga vetë deklaruesit, raporton EO.

“Gjatë procesit të deklarimit mund të ndodhin gabime, por që ditët e fundit të përfolura në media nuk kanë qenë gabime të agjencisë por të vetë deklaruesit të cilët pastaj janë përmirësuar”, ka përfunduar ai./Insajderi.com