Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka bërë thirrje ndaj të gjithë zyrtarëve të lartë publikë që deklarimin e pasurisë ta bëjnë brenda fateve ligjore, në të kundërtën, për të gjithë zyrtarët që nuk iu përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, do të ndërmerren veprime ligjore konform mandatit ligjor, njofton Insajderi.
Kështu bëhet e ditur nga kjo agjenci me anë të një komunikate për media, ku thuhet se gjatë javës së fundit të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës për deklarim i janë përgjigjur 2400 zyrtarë publikë, ndërsa janë rreth 4886 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ne Agjencinë kundër Korrupsionit”.
“Gjithashtu AKK, ju bën thirrje të gjitha subjekteve deklaruese se përveç deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, të gjithë zyrtarët e lartë publik, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës dhe pas largimit/shkarkimit nga funksioni brenda afatit prej 30 ditësh sipas ligjit në fuqi”, thuhet në njoftim.
Komunikata e plotë e AKK-së:
Procesi i deklarimit të pasurisë i nisur më 01 mars 2021 ka vazhduar të realizohet në pajtim me pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, ndërsa, do të përfundoj më 30 mars 2021.
Në javën e fundit të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur 2400 zyrtarë publik, ndërsa janë rreth 4886 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ne Agjencinë kundër Korrupsionit.
Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë deri me datën 31 mars 2021, në të kundërtën për të gjithë zyrtarët që nuk i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit ligjor.
AKK, ri-kujton të gjitha subjektet deklaruese se për rastet e mos- deklarimit të rregullt të pasurisë nga zyrtarët publik dhe mosrespektimit të ligjit nr. 04/L-050, si dhe ligjit nr. 04/L-228 për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal.
Agjencia kundër Korrupsionit, siguron se do të jetë në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët e lartë publik në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses, gjithnjë duke respektuar obligimet e përcaktuara me ligj.
Gjithashtu AKK, ju bën thirrje të gjitha subjekteve deklaruese se përveç deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, të gjithë zyrtarët e lartë publik, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës dhe pas largimit/shkarkimit nga funksioni brenda afatit prej 30 ditësh sipas ligjit në fuqi./Insajderi.com