Do të shqyrtohen masat e marra nga Qeveria e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me drejtorin ekzekutiv të Asociacioni të Komunave Kosovare, Sazan Ibrahimi për të biseduar rreth shqyrtimit të orarit të lëvizjes, çerdheve dhe gastronomisë.
Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime që kanë kufizuar veprimtarinë e çerdheve, lirisë së lëvizjes pas orës 21:00 dhe gastronomisë.
Edhe Sazani ka thënë se këto masa të Qeverisë do të shqyrtohen në ditët në vazhdim. /Insajderi.com/
Njoftimi i plotë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës:
PAS KËRKESËS SË AKK-së, QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS DO TË RI-SHQYRTOJË MASAT NDAJ COVID 19
Në takimin e sotëm të Komitetit për kordinimin dhe vlerësim të situatës emergjente me Corona Virus- covid 19, Asociacioni i Komunave të Kosovës, si përfaqësues i autoriteteve lokale në Republikën e Kosovës, anëtar i këtij mekanizmi, paraqiti shetësimet e komunave të Republikës së Kosovës sa i përket zbatimit dhe efekteve të këtyre masave në komunat e Kosovës. Takimi u kryesua nga z. Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë dhe në të cilin takim ishtë prezent edhe z. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Propozimet në emër të komunave të Republikës së Kosovës u prezantuan nga z. Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i AKK-së, dhe të cilat popozime kishin të bëjnë me;
Sfidat në sektorit e gastronomisë
Ndryshimi i orarit të lëvizjes në komunat kryesore të Kosovës në të cilat
komuna ka kufizim të lëvizjes së qytetarëve
Çështja e çerdheve dhe lejimi i punës së tyre.
Sfidat në zbatimin e rekomandimit të fundit të IKSHP që mjekët familjar në QKMF të bëjnë diagnostifikimin e pacientëve me COVID 19 pa testim e që quhet diagnozë klinike.
Takimi ishte shumë konstruktiv ku z. Avdullah Hoti, Kryeministër i Kosovës përveç që vlersësoi lartë punën e komunave dhe kryetarëve të komunave në parandalimin e përhapjes së COVID 19, së bashku me z. Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë premtuan që në periudhën sa më të shpejt të mundur kërkesat e komunave sa i përket masave të parapara me vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 05 korrik 2020 dhe bazuar në kërkesat e komunave do të ri-shikohen. Ishte dakordim i përbashkët që përveç shëndetit publik, prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i komunave është edhe shëndeti ekonomik.