AKP lëshon me qira 10 objekte të liruara nga uzurpatorët

AKP lëshon me qira 10 objekte të liruara nga uzurpatorët

Pas largimit të uzurpatorëve, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka vendosur që t’i lëshojë me qira.

Këtë vendim e ka marrë Bordi i kësaj agjencie në një mbledhje të mbajtur të enjten.

“Si rrjedhojë e vendimit për largim të uzurpatorëve në përputhje me Udhëzuesin për Trajtim të Aseteve të Uzurpuara, si dhe në përputhje me Ligjin e AKP-së, Bordi miratoi raportet e vlerësimit të çmimeve të qirasë për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale më AKP-në për 10 asete që kanë qenë të uzurpuara”, thuhet në një komunikatë për medie.

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në këtë mbledhje gjithashtu ka bërë miratim e shpërndarjes së pagesave të kreditorëve për 9 ndërmarrje shoqërore, të cilat kanë qenë të uzurpuara.

“Bordi Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka miratuar raportet e shpërndarjes së pagesave për kreditorët e nëntë ndërmarrjeve shoqërore si NSH Mustafe Goga, NSH Letnica, NSH Qendresa, NSH Elast, NSH Deçani, NSH Banjat e Pejës, NSH Ferma e Derrave, NSH Ndërtimtaria dhe NSH Tregtia e Kosovës”, thuhet në komunikatë, /Insajderi.com