AKP liron tri asete të uzurpuara në veri të Mitrovicës

AKP liron tri asete të uzurpuara në veri të Mitrovicës

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka liruar tri asete të uzurpuara në veri të Mitrovicës, vetëm gjatë muajit mars.

Sipas njoftimit të tyre, këto intervenime ata i kanë bërë me asistencë të Policisë së Kosovës, duke shtuar se pas lirimit të këtyre lokaleve, në tri raste të tjera, shfrytëzuesit e pronave kanë shprehur gatishmëri për të njohur autoritetin administrativ të AKP-së dhe kanë hyrë në marrëdhënie kontraktuale.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit, që nga marrja e vendimit për lirim të aseteve me ndihmën e policisë së Kosovës sipas nenit 26 të ligjit të AKP-së në nëntor të vitit 2014, ka liruar rreth 600 asete. AKP ka shtrirë autoritetin e saj administrativë edhe në Mitrovicë, pjesën veriore me ç’rast vetëm në muajin mars të vitit 2018 me anë të asistencës së Policisë së Kosovës janë liruar tri (3) asete në Mitrovicë, pjesa veriore. Ndërkaq pas intervenimit dhe lirimit të këtyre lokaleve , në tri (3) raste të tjera shfrytëzuesit e pronave kanë shprehur gatishmëri për të njohur autoritetin administrativ të AKP-së dhe kanë hyrë në marrëdhënie kontraktuale”, thuhet në njoftimi e tyre.