Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj e që pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës pas arritjes së marrëveshjes me AKR-në duke i siguruar kështu numrat, do të ketë edhe një betejë tjetër në Gjykatën e Arbitrazhit.
Pasi humbi betejën me Z Mobile dhe është në një tjetër betejë me kompaninë AXOS, institucionet ekzekutive të vendit do të përballen edhe me një padi tjetër.
Qeveria Haradinaj do të mbrohet nga padia e biznesit pronë e Pacollit
Hiq më pak sesa biznesmeni Behxhet Pacolli dhe kompania e tij “MabCo Sontructions” ka paditur Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë.
Por sipas AKR-së, Pacolli nuk do të jetë fare i përfshirë në këtë betejë të drejtësisë ndërkombëtare.
Zëdhënësi i AKR-së, Jetlir Zyberaj i tha Insajderit, se Pacolli si politikan dhe president i AKR-së nuk ka asgjë të bëjë me padinë që kompania “MabCo Sontructions” në pronësi të Pacollit pasi ai nuk ka ndonjë funksion në këtë biznes.
Historia e Grandit do të shqyrtohet nga Gjykata e Arbitrazhit
“Kjo është çështje që daton qysh prej vitit 2006 kur Pacolli nuk ka qenë në politikë. Sot Pacolli nuk ka ndonjë funksion në Mabetex”, ka thënë Zyberaj.
Sipas tij, Pacolli si president i AKR-së dhe sipas të gjitha gjasave edhe zëvendëskryeministër e ministër i Punëve të Jashtme, nuk ka ndonjë rol në kompaninë që ka paditur Qeverinë e Kosovës.
“Prej momentit të angazhimit të tij politik Pacolli nuk ka ndonjë funksion në kompani andaj drejtoju avokatit të kompanisë për këtë çështje”, ka thënë ai. /Insajderi.com
Nga pronësia e dyshimtë tek akuzat për ryshfet- Historia e Grandit që do shqyrtohet në Arbitrazh