AKR dhe Vetëvendosje bisedojnë për të “ardhmen e Prishtinës”

AKR dhe Vetëvendosje bisedojnë për të “ardhmen e Prishtinës”

Shpend Ahmeti i cili është duke rikandiduar edhe për një mandat për të parin e kryeqytetit duket se ka marr mbështetjen e Aleancës Kosova e Re (AKR) për ta qeverisur Prishtinën edhe për një mandat tjetër.

Gjatë ditës së djeshme kandidati për të parin e Prishtinës Shpend Ahmeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është takuar me anëtarin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Rrahim Pacolli.

Në një foton të cilën e ka publikuar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook shihet me Shpend Ahmetin, deputetin Dardan Sejdiu dhe me bashkëpunëtorin e tij Valon Lluka.

Këtë foto Pacolli e kishte përcjellur me një mbishkrim ku shkruante, “Sot gjatë ditës u takuam me Kryetarin e Prishtinës dhe diskutuam për të ardhmen e kryeqytetit”, raporton Insajderi.

Pacolli në një bisedë telefonike për Insajderin ka sqaruar publikimin e fotos duke thënë se janë takuar për të ardhmen e Prishtinës.

“Unë e kam mik takona me të, edhe është vullnet prej disave nga krerët e Vetëvendosjes që me pas bashkëpunim për Prishtinën, vullneti është i dy anshëm, ka qenë një takim i lirë kështu që ta shiqojm të ardhmen e Prishtinës”, ka thënë Pacolli.

Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të garojnë edhe njëherë për të parin e Prishtinës më 19 nëntor.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Shpend Ahmeti mori 43.32 përqind, Selim Pacolli i AKR-së 10.40 përqind, Arban Abrashi i LDK-së 35.89 përqind, Arbër Vllahiu i AAK-së, 35.89 përqind. /Insajderi.com