AKR ende e pavendosur për koalicionin parazgjedhor

AKR ende e pavendosur për koalicionin parazgjedhor

Mbledhja katër orëshe e Aleancës së Kosovës së Re, ku pritej që kjo parti të vendos nëse do të garoj në zgjedhje e vetme apo me ndonjë nga subjektet politike, ka përfunduar pa rezultate konkrete.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj partie, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se ende nuk është marrë ndonjë vendim për tu futur në koalicion parazgjedhor.

“Jemi të vendosur që të ia kthejmë shpresën qytetarëve por ende nuk kemi vendosur se me cilën parti do të futemi në koalicion”, ka thënë Bahtiri shkurt për Insajderin.

Raportimet se Bahtiri në shenjë pakënaqur me mbledhjen e kryesisë e ka lëshuar mbledhjen Bahtiri ka mohuar kategorikisht.

“Absolut nuk është e vërtet që kam dal dhe tani për momentin jam me të gjithë anëtarët e partisë”, ka thënë Bahtiri.

Aleanca Kosova e Re në zgjedhjet e fundit kishte dështuar të marrë votat e mjaftueshme për tu futur në Kuvendin e Kosovës.

Dje gjatë ditës është raportuar për një koalicion të gjerë ku do të futet AKR, Alternativa, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike në Kosovë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen me 11 qershor, pas rrëzimit të qeverisë Mustafa./Insajderi.com