AKR gjobitet për bilbordet e Agim Bahtirit ditën e heshtjes zgjedhore

AKR gjobitet për bilbordet e Agim Bahtirit ditën e heshtjes zgjedhore

PZAP ka miratuar ankesën kundër AKR-së në Mitrovicë, duke e gjobitur me 1100 euro.

Paneli pas shqyrtimit të provës ka vlerësuar në mënyrë të qarët dhe bindëse se kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Aleanca për Kosovën e Re, Agim Bahtiri, gjatë heshtjes zgjedhore në afërsi të shkollës fillore “Migjeni”, e njëjta qendër e votimit në Mitrovicë, kanë vendosur mbi dy korsitë e rrugës bilbordin e kandidatit Agim Bahtiri.

Ndërsa PZAP ka refuzuar ankesën e AAK-së në Mitrovicë e cila pretendon se aktivist të subjektit politik LDK, pas shkollës “Fazli Grajçevci” në Mitrovicë kanë shpërndarë fletushka të kandidatit për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Paneli e ka rezuara ankesën pasi nga fotografitë e ofruara si dëshmi nuk mund të vërtetohet se ka bërë thyerjen e heshtjes zgjedhore pasi që nuk mund të identifikohet koha dhe data e bërjes së të njëjtave.