Subjektet politike kanë nisur negociatat për koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në muajin e parë të vitit 2021, njofton Insajderi.
Aleanca Kosova e Re e udhëhequr nga Behgjet Pacolli së shpejti do të bëjë publike partinë me të cilën do të bëjë koalicion parazgjedhor.
Kështu ka bërë të ditur, Naim Murseli, këshilltar politik i Behgjet Pacollit.
Murseli ka thënë se janë në bisedime më njërën nga partitë më të mëdha në vend, duke refuzuar të tregoj tani se për cilën parti bëhet fjalë.
“AKR është në bisedime me partitë e mëdha, por ende asgjë konkrete, për ne është me rendësi harmonizimi i programeve dhe hapësira në qeverisje. Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti politike. Shumë shpejte do të dalim me partnerin e koalicionit. Me njërën nga partitë me të mëdha të vendit, së shpejti del emri i partnerit”, ka pohuar Murseli./Insajderi.com