AKR kërkon qeveri gjithëpërfshirëse

Makolli duke folur rreth autorizimit të Këshillit të përgjithshëm të tyre, që Behgjet Pacolli të gjejë një zgjidhje edhe jashtë koalicionit LAA, thotë se kjo nuk domethënë afrimi apo shkuarje drejt PAN-it.

AKR kërkon qeveri gjithëpërfshirëse

Bllokimi i institucioneve të Kosovës është duke vazhduar që nga data 3 gusht, me seancën e papërfunduar konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i kuvendit, Adem Mikullovci, me propozim të koalicionit fitues ka aprovuar javën e kaluar 24 gushtin për vazhdimin e seancës konstituive.

Para 24 gushtit, deputetët e partive tjera ishin mbledhur për seancë konstituive, mirëpo jo edhe koalicioni fitues duke krijuar kështu bllokadë për formimin e institucioneve.

Gjersa, vazhdon kriza politike në  vend,  Këshilli i përgjithshëm i AKR-së, ka autorizuar Behgjet Pacollin për zgjidhje edhe jashtë koalicionit LAA.

Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi, ka deklaruar se ata tashmë e kanë autorizuar kryetarin e kësaj partie, Behgjet Pacollin që bashkë me kryesinë e ngushtë të shoh edhe ndonjë alternativë tjetër për koalicion.

Sipas burimeve të medias, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është takuar me nënkryetarin e PDK-së, Xhavit Haliti, duke lënë kështu të mendohet që takimi i tyre ishte për mbështetjen e AKR-së kundrejt koalicionit PAN.

Lekaj ka thënë për “Bota sot” se takime në mes të PAN-it dhe AKR-së ka pasur vazhdimisht dhe tani është një ripozicionim i Pacollit.

Sipas Lekajt, koalicioni i tyre ka mbështetjen e Pacollit për krijimin e institucioneve dhe ata shpresojnë që do ta kenë mbështetjen e tij edhe për koalicion.

“ Takime në mes të PAN-it dhe Behgjet Pacollit, apo AKR-së në këtë rast, ka pasur takime të vazhdueshme dhe ka një ripozicionim të z.Pacolli i cili mbështetë  krijimin e institucioneve dhe shpresojmë që shumë shpejt do të dakordohet që të jetë edhe mbështetës i PAN-it”, ka treguar  Lekaj.

Mirëpo, njëjtë nuk ka pohuar edhe zyrtari i AKR-së, Vesel Makolli, i cili është shprehur se koalicioni i AKR-së me PAN-in është gjëja e fundit për zgjidhje.

Makolli duke folur rreth autorizimit të Këshillit të përgjithshëm të tyre, që Behgjet Pacolli të gjejë një zgjidhje edhe jashtë koalicionit LAA, thotë se kjo nuk domethënë afrimi apo shkuarje drejt PAN-it.

Sipas Makollit, secili vendim i tyre është që të lëvizë vendi dhe të gjendet një zgjidhje.

“Nuk do të thotë kjo afrimi apo të shkohet drejt PAN-it, çdo vendim i joni është që të lëvizë vendi, të gjendet një zgjidhje, të jetë një lloj promotori,  një inicuez i lëvizjes së gjërave sepse normalisht ne jemi në pa pozicion, shteti në dispozicion dhe ne shikojmë së pari interesin shtetëror, e jo partiak. Dhe,  çdo parti duhet ta ketë këtë parasysh e jo të pozicionohet në inspikatet e tyre e të shikohen vetëm interesat partiake. Kjo është një tentativë që të lëvizen gjërat dhe të gjendet një zgjidhje që është në të mirë të vendit, e jo të qëndrojmë në dispozicion sepse kjo më së paku i konvenon Kosovës. Këtë duhet ta analizojmë në kontekst të përgjithshëm e duhet të ketë parasysh që Presidenti jonë ka deklaruar më herët për një qeveri gjithëpërfshirëse dhe domethënë të gjitha këto vijnë në kombinim dhe ajo që ju thoni është e fundit”, ka pohuar Makolli.