Raportimet e disa medieve në Kosovë se Aleanca Kosova e Re ka arritur një marrëveshje me koalicionin PDK-AAK-NISMA gjatë kësaj fundjave duke i hapur kështu rrugë votimit të Kadri Veselit për kryetar të Parlamentit dhe Ramush Haradinajt për kryeministër të vendit, i ka mohuar sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli.
Ai i ka thënë Insajderit se AKR nuk ka arritur asnjë marrëveshje me PAN dhe se qëndrimi i saj për këtë koalicion mbetet ai që ka qenë.
“Nuk është e vërtetë që kemi arritur ndonjë marrëveshje. As që jemi takuar me koalicionin PAN”, ka thënë Pacolli për Insajderin.
Sipas tij, AKR-ja vazhdon të qëndroj në koalicionin parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe partinë Alternativa.
“Ne jemi në atë pozicion të njejtë që kemi qenë”, tha Pacolli./Insajderi.com