AKR nuk përjashton mundësinë për koalicion me ndonjë nga partitë

AKR nuk përjashton mundësinë për koalicion me ndonjë nga partitë

Aleanca Kosova e Re nuk përjashton mundësinë e krijimit të koalicionit më njërën nga partitë e mëdha për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që sipas kësaj partie duhet të mbahen në fund të janarit apo fillim të shkurtit të vitit 2021, njofton Insajderi.

Jetlir Zymberaj, këshilltar i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, pas takimit që ka zhvilluar me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, tha se vendi duhet të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje.

“Ne u pajtuam që data e zgjedhjeve të caktohet sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që të evitohen edhe krizat e mundshme kushtetuese. Ende nuk e kemi vendosur, por gjasat janë që garës zgjedhore do t’i hyjmë në koalicion me ndonjë parti. Nuk e kemi vendosur me cilën, por do të jetë me njërën nga partitë më të mëdha”, tha Zymberaj para mediave.

Në zgjedhjet e fundit, AKR-ja doli në zgjedhje së bashku me Nismën në koalicion dhe mezi kaluan pragun zgjedhor prej 5 përqindësh./Insajderi.com